Njohja e pensioneve me Italinë, Balla: Pritet firma e dy ministrave italianë

29 Korrik 2022 | 08:44

Presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla thotë se shqiptarët duhet të jenë të kënaqur nga arritja e marrëveshjes me Italinë për njohjen e pensioneve.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Balla u shpreh se pritet firma e ministrit të Financave dhe atij të Punës në Itali, para ratifikimit në parlamentet përkatëse të dy vendeve.

“Mendoj se shqiptarët duhet të jenë të kënaqur nga kjo marrëveshje. Kanë mbetur dy firma për t’u vënë nga ministrat respektivë të Financave dhe ministri i Punës në Itali. Pastaj do bëhet ratifikimi ndërmjet dy parlamenteve, shqiptare dhe italiane. Më pas, firmat teknike ndërmjet dy institucioneve përkatëse. Ajo që është më kryesorja, asnjë shqiptar nuk do të mbesë i pakënaqur nga kjo marrëveshje. Do të përfitojnë shumë persona’, theksoi ai.,

Shqiptarët që kanë punuar në Itali dhe kanë paguar sigurimet atje, do mund të përfitojnë pension në Shqipëri. Ministritë e Ekonomisë së dy vendeve kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.

Rreth 500 mijë persona pritet të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet respektive.

Ky lajm u be i ditur pak dite më pare nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabricio Buci.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026