Noizy pas lirimit nga paraburgimi: Fjalën e ka drejtësia, Kosovën në zemër gjithmonë
Gjykata e Durrësit liroi sot Rigels Rajkun, i njohur si reperi Noizy, i cili ishte shpallur në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj një personazhi të njohur në platformën Tik Tok.
Në seancën e sotme u vendos lirimi i artistit kundrejt “garancisë pasurore” prej 50 milionë lekësh që ai duhet të depozitojë.
Menjëherë pasi u lirua nga qelia ai ka postuar në Instagram një mesazh falenderues për të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë moment të vështirë.
Ndër të tjera, Noizy thotë se askush nuk mund ta ndalojë t’i këndojë kombit të vet, e gjithashtu shkroi për dashurinë që ka për Kosovën.
“Hey, Faleminderit nga zemra të gjithëve. Në mungesë disa dashuri shkëlqejnë më fort. Faleminderit fansave të mi më të mirë në botë, miqve të mi, kolegëve të mi, që më kanë dhënë zemër në këtë moment të vështirë. Nuk do ta harroj kurrë! Faleminderit familjes time që gjithmonë me durim e dashuri për mua. Do punoj më shumë për t’jua shpërblyer. Dy fjalë për të gjithë ju që keni lexuar aq shumë tituj e komente për mua këto dy javë. Unë bëj muzikë, bëj art dhe biznes, e asnjëra nuk ka lidhje me dhunën. Nuk kam asgjë të re për të thënë se fjalën e ka drejtësia, pres dhe respektoj institucionet e drejtësisë së vendit tim dhe të Kosovës, që e kam po ashtu në zemër”.
“Nga ana tjetër, unë do të vazhdoj të bëj muzikë për shqiptarët dhe fansat e mi kudo ndodhen në botë, por dua ta nënvizoj se askush nuk ma ndalon dot t’i këndoj kombit tim ku bën pjesë dhe Kosova që e kam në zemër përgjithmonë”, u shpreh Noizy.
Noizy është i akuzuar për plagosje të rëndë në një Club në Pejë të Med Isenit, pavarësisht se ky i fundit pas sherrit doli ne tik-tok pas disa orësh duke rrëfyer historinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë