Seanca plenare e kësaj të hëne është shoqëruar me përplasje të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Gardës.
Në nisje të seancës deputetët bllokuan me karrige foltoren e Kuvendit. Më pas nga kamerat u kap se deputeti Flamur Noka tenton t’i vëjë zjarrin parlamentit, pasi shihet teksa ndez disa fleta dhe i vendos poshtë grumbullit me karrige.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi deputetin demokrat dhe mbylli seancën plenare ku ligjvënësit do të flisnin për problematikat e zgjedhësve.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, ka qenë ndërhyrja e Gardës ajo e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarri dhe mospërhapjen e flakëve.
Në fjalën e tij në përfundim të seancës plenare, ish-kryeministri Sali berisha theksoi se këto janë format e prat ë mosbindjes civile.
Gjithashtu ai nënvizoi se opozita do të vijojë betejën e nisur për ngritjen e komisioneve parlamentare e cila sipas tij është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme.
“Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë se si e kishin rrethuar parlamentin, se si ishin vënë 15 në një derë, por asgjë nuk e pengoi aksionin, betejën pa kthim të opozitës dhe u detyruan të funksionojnë si në parlament, si në shpellë. Kreativiteti në mbrojtje të parlamentarizmit nuk njeh kufi. Kjo është seanca e turpit, që u shërbye nga deputetë mercenarë që nuk kanë kodin minimal etik të ligjit dhe Kushtetutës. Ata që folën sot janë mëkatarë kryesorë në grupin parlamentar dhe unë i thashë atij Sinës, se ai e bën për herë të dytë. Ai është grabitqar i pasurive publike të fshatrave të Vlorës, me një gurore ka detyruar që të largohen sa e sa familje. Prandaj e kanë të kapur dhe flet pa asnjë lloj kodi etik, pa asnjë respekt për ligjin dhe Kushtetutën”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kaos sërish në Kuvend, deputetët e PD përmbysin karriget dhe bllokojnë foltoren
- Tension e tymuese në Kuvend, përjashtohet nga seanca Flamur Noka