Nora Malaj: Unë do vdes idealiste, nuk kam prioritet shpërblimin monetar
Pedagogia Nora Malaj tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se në punën e saj nuk ka prioritet shpërblimin monetar.
“Unë do të vdes idealiste, por jo tragjike. Njeriu në cikle të caktuara të jetës merr shpërblim dhe shpërblimi nuk është vetëm monetar. Për shembull, mua më ka ndodhur kur kam shkuar në vende ku kam menduar se s’më njeh njeri, në Amerikë për shembull, kam ecur rrugës dhe kam takuar, domethënë për herë të parë kulmin e kënaqësisë e kam ndjerë kur shkova në Amerikë dhe kuptova se çfarë vlere ka investimi te shpirti i njeriut,” – u shpreh Malaj.
“Duke ecur dalin 2-3 të rinj që unë s’i mbaja mend, që unë i kisha pasur dikur nxënës dhe më pas student, që më kërkuan autograf, që më kanë bërë një vlerësim dhe mua mu duk vetja si ato yjet e Hollivudit,” – tregoi pedagogia.
Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka mision më të madh se dashuria që ti investon te njerëzit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta