Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore të telekomunikimit mes Suedisë dhe Letonisë në Detin Baltik.
Policia në qytetin Tromso tha të premten se anija me pronësi norvegjeze dhe e regjistruar në Norvegji, Silver Dania, u ndalua pas një kërkesë ligjore nga autoritetet letone dhe bazuar në një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Troms të Norvegjisë.
Kjo është anija e dytë që ndalohet në javën e fundit në lidhje me dëmtimin e kabllove. Policia suedeze e ndaloi një anije mallrash me flamuj maltezë nën dyshimin se dëmtoi kabllot nënujore.
“Ka dyshime se anija është përfshirë në dëmtimin e madh të një kablloje fibër në Detin Baltik mes Letonisë dhe Suedisë”, tha policia në një komunikatë.
Policia është duke e kryer një operacion në anije, për të kontrolluar, kryer intervistime dhe për të gjetur prova.
LEXONI GJITHASHTU:
- Europa ka nevojë për mjekë; Zvicra, Irlanda dhe Norvegjia të varura nga të huajt
- NATO dhe BE në gatishmëri të lartë ndaj sulmeve të kabllove nënujore në Baltik