Nuk do të varroset në Vatikan, zbulohen amanetet e Papa Françeskut

21 Prill 2025 | 13:17

Papa Françesku, udhëheqësi shpirtëror i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën, ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në Vatikan, pas një përballjeje të gjatë me problemet shëndetësore me mushkritë. Ai ishte 88 vjeç dhe kishte shërbyer si Papë për 12 vite.

Duke ndjekur frymën e përulësisë që karakterizoi gjithë pontifikatin e tij, Papa Françesku la lënë amanet që ceremonia e tij e varrimit të jetë më modeste se ajo e pararendësve të tij. Në vend të tre arkivoleve tradicionalë, ai do të varroset në një arkivol të vetëm prej druri të veshur me zink.

Trupi i tij nuk do të vendoset në një katafalk publik në Bazilikën e Shën Pjetrit, por do të qëndrojë në arkivol me kapakun e hequr për nderimet e besimtarëve. Ai do të jetë Papa i parë pas më shumë se një shekulli që do të prehet jashtë Vatikanit, në Bazilikën e Shën Marisë Major në Romë, një nga katër bazilikat papale të shenjta.

E gjithë ceremonia morore që do të vijojë në ditët në vijim do të kryhet sipas amanetëve që Papa Françesku ka lënë.

Papa Françesku vuante prej dekadash nga problemet pulmonare, që prej moshës 21-vjeçare, kur iu hoq pjesërisht një pjesë e mushkërisë për shkak të një infeksioni të rëndë. Vitet e fundit pati disa shtrime të gjata në spital, duke përfshirë një operacion abdominal dhe një pneumoni të rëndë.

Në Pashkët e fundit, ai u shfaq në gjendje të rënduar shëndetësorer, por gjithsesi përshëndeti besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit. Në muajt e fundit, mungesat dhe anulimet në agjendë shtuan spekulimet për një dorëheqje të mundshme, në gjurmët e Papa Benediktit XVI.

Papa Françesku ishte i pari jezuit dhe i pari amerikanolatin që u ngjit në fronin papal. Me një stil të çlirët dhe përulës, ai jetonte në një apartament të thjeshtë dhe shmangte lukset e pallatit apostolik.

Ai i dha prioritet temave si: mbrojtja e emigrantëve, drejtësia sociale, ekologjia dhe dialogu ndërfetar, veçanërisht me Islamin. Ai botoi enciklikën “Laudato si” (2015), një thirrje për veprim ndaj krizës klimatike që u përshëndet globalisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani

Irani ka dënuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta shpallur Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) organizatë terroriste, duke paralajmëruar se Londra do të...
14:27 | 14/07/2026

Zvicra heton Google për konkurrencën në Android

Autoriteti zviceran i konkurrencës (Weko) ka nisur një hetim paraprak ndaj Google-it, pas dyshimeve se kompania mund të ketë kufizuar konkurrencën duke vendosur automatikisht Google...
14:03 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026