Nuk gjen qetësi Franca, protestuesit djegin restorantin e preferuar të Macron

7 Prill 2023 | 14:25

Në Francë vijojnë protestat kundër skemës së presioneve. Në Paris protestuesit i kanë vënë zjarrin një prej restoranteve të preferuara të Presidentit Emanuel Macron.

Protestat në Francë sa vijnë dhe përshkallëzohen. Teksa presidenti Emanuel Macron, ishte në një vizitë zyrtare në Kinë, lokalit të tij të preferuar I është vënë flaka. ‘La Rotonde’ është pikërisht vendi ku Macron festoi fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Portestat në Francë kanë hyrë në ditën e 11, ku rreth 1 milion protestues mbushën rrugët kundër reformës së pensioneve të qeverisë së presidentit Macron.

Si pasojë 154 punonjës policie mbetën të lënduar, ndërsa 111 protestues u arrestuan pas përplasjeve të forta, kryesisht në Paris dhe Marsejë.

Me qindra protestues, shkatërruan biznese, lokale, dyqane, deri në orët e vona të natës. Ata përdorën bojë dhe gurë drejt policisë. Ndërkohë këto të fundit ju kundërvunë me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Rritja e kohës së daljes në pension, ndryshime që parashikojnë të nisin që nga viti 2027. Kjo gjë është kundërshtuar nga qytetarët në Francë, por qeveria ka thënë se ligji i pensioneve është i nevojshëm për të parandaluar një deficit financimi.

Protestuesit nuk kanë në plan të tërhiqen. Ata kanë paralajmëruar një grevë mbarëkombëtare më 13 Prill.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026