Prençi: Oligarkët rusë janë aksionerë me ata shqiptarë te pronat e ushtrisë
Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi ka komentuar akuzat në drejtim të ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, në lidhje me financimet ruse.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se deri më tani ndaj Kryemadhit nuk ka asnjë kallëzim ndërsa shtoi se deputetja e Partisë së Lirisë, po sulmohet nga qeveria pasi kjo e fundit nuk justifikon dot para shqiptarëve aferën me inceneratorët.
“Duhet të kemi parasysh momentin që ndodh. Sulmi bëhet nga ushtarët politikë, nuk kemi një denoncim konkret. Kemi një përgjim të mediave të cilat në periudha të ndryshme janë në krahun e një partie apo të një tjetre. Ne nuk kemi një kallëzim dhe denoncim. Disa thonë se pagesa e parave është bërë tre vite pasi është mbyllur kjo bankë. Kemi një kakofoni të mediave në dispozicion të politikës. Kryemadhi është protagonistja kryesore që ka denoncuar aferën më të madhe korruptive të qeverisë shqiptare. A ka mujndësi që kjo qeveri të ndezë njëherë një incinerator. A mos vallë Kryemadhi po sulmohet nga qeveria sepse nuk kanë si justifikojnë inceneratorët
Ka dhe një vendim që qeveria shqiptare ka humbur gjyqin me Becchettin. Ndodhur para këtyre fakteve, populli shqiptar është I predispozuar të besoj shpikjet që i bëhen një deputeteje që është protagoniste e denoncimit të korrupsionit masiv, sesa të besoj që këto oligarkët rusë kanë paguar 5 mijë apo 500 mijë rubla. Shqiptarët duhet të merren me 500 milion euro të inceneratorëve apo të merren me 15 mijë rubla”- theksoi ai.
Prençi tha ndër të tjera se SPAK duhet të merret dhe me inceneratorët dhe me rublat ruse. Prençi lëshoi deklaratën e fortë duke thënë se oligarkët rusë dhe ata shqiptarë janë aksionerë në pronat e ushtrisë ne vendin tonë.
“SPAK duhet të merrn edhe me 15 mijë rublat dhe me 500 mijë eurot. Ka zëra se oligarkët rus janë aksionerë me oligarkët shqiptarë te pronat e ushtrisë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal