Sherr me thika mes të rinjve, plagosen 3 persona, 1 në gjendje të rëndë
Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në Shkodër, pranë poliklinikës së qytetit. Gazetari i Euronews Albania bën me dije se si pasojë e sherrit janë plagosur 3 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Adoleshentët të cilët janë konfliktuar kanë qenë në ambientet e një lokali, ku zënka për motive të dobëta përfundoi në përdorimin e thikës.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e qytetit ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori.
Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjej
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve