‘Nuk jam këtu për t’u dhënë mesazh shqiptarëve’, ambasadorja Gacek lajmëron konferencën për shtyp
Ambasadorja e OSBE ODHIR, Ursula Gacek tha se ajo së bashku me përfaqësuesit e tjerë të OSBE ODHIR në Shqipëri, po vëzhgojnë procesin zgjedhor që prej datës 17 mars.
Znj. Gacek u shpreh se nuk ka ndonjë mesazh për t’u dhënë votuesve shqiptarë pasi nuk është ky roli i saj, por është këtu për të vëzhguar mbarëvajtjen e fushatës elektorale në tërësi.
“Nuk më takon mua të jap mesazhe për shqiptarët por misioni im i dedikohet të gjithë mbarëvajtjes së fushatës elektorale. Unë jam në Shqipëri që prej datës 17 mars. E gjithë vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve mirëpo për ne është vetëm një pjesë e asaj çfarë përfaqëson”, u shpreh ambasadorja.
Vetë znj. Gacek do të vëzhgojë nga afër një numër të vogël qendrash votimi gjatë ditës së sotme, por vëzhguesit e tjerë janë shpërndarë në 12 distrikte që nga fundi i marsit.
Ursula Gacek u shpreh se nuk ka ende informacion të mjaftueshëm për të përcaktuar se si ka shkuar procesi zgjedhor, pasi janë duke mbledhur dhe duke shqyrtuar informacionin për të dalë në një përfundim.
Ambasadorja lajmëroi se nesër në orën 15:00 do të mbajë një konferencë për shtyp me anë të zoom për shkak të kushteve të pandemisë. Gjatë kësaj konferencë ajo do i përgjigjet çdo pyetje nga gazetarët.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës