“Nuk jeni më një forcë e nivelit të lartë”- SHBA ‘kritika’ ushtrisë britanike

30 Janar 2023 | 14:31

Një gjeneral i lartë amerikan i ka thënë privatisht Sekretarit të Mbrojtjes Ben Ëallace se ushtria britanike nuk konsiderohet më si një forcë luftarake e nivelit të lartë.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo rënie në aftësinë luftarake të Mbretërisë së Bashkuar vjen pas dekadave të shumta të shkurtimeve për të kursyer para .

“Në fund… është një shërbim i tërë i paaftë për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët tanë për një dekadë,” shkruan Skynews.

Burimet thanë se Rishi Sunak rrezikonte të dështonte në rolin e tij si “kryeministër i kohës së luftës” nëse nuk ndërmerrte veprime urgjente duke pasur parasysh kërcënimin në rritje të sigurisë që paraqet Rusia e Vladimir Putinit .

Sipas analistëve kjo duhet të përfshijë rritjen e buxhetit të mbrojtjes me të paktën 3 miliardë paund në vit; ndalimin e një plani për të zvogëluar edhe më tej përmasat e ushtrisë; dhe lehtësimin e rregullave të prokurimit në kohë paqeje që pengojnë aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të blerë armë dhe municione me shpejtësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026