Pas hekurave, kush janë burgosurit rusë që mbahen në Ukrainën perëndimore
Në një burg në në Ukrainën Perëndimore, qindra të burgosur rusë të luftës janë filmuar nga ekipi i lajmeve të një televizioni belg.
Fytyrat e tyre u errësuan në respektim të Konventës së Gjenevës se të burgosurit duhet të kenë të drejtën e anonimitetit dhe dinjitetit.
Shumë u larguan nga kamerat. Ata që ishin të përgatitur të flisnin e bënë këtë pa i bërë të ditur emrat e tyre.
Disa thanë se erdhën në Ukrainë pa e ditur se do të bënin një luftë, ndërsa të tjerë ishin të përkushtuar ndaj presidentit Vladimir Putin dhe qëllimeve të tij.
“Në televizor, propaganda na tha se qeveria e Ukrainës ishte marrë në dorë nga nazistët me flamujt e tyre dhe gjithçka,” tha njëri.
“Por kuptova se nuk ishte kështu.”
Ndërsa një tjetër i burgosur, i cili pretendonte se ishte oficer, kishte një qëndrim tjetër ndaj luftës.
“Unë kam shërbyer gjithmonë në ushtri. Ky ishte qëllimi im që kur isha fëmijë. Kjo është arsyeja pse nuk mund të pendohem për asgjë.”
Disa u plagosën para se të kapeshin, ndërsa të tjerët janë të aftë për punë. Ka burra rreth të pesëdhjetave dhe disa që mezi i kanë kaluar të njëzetat.
“Shpresoj të shkëmbehem me të burgosur të tjerë ukrainas,” tha një i plagosur.
“Nuk mund të shkoja më në luftë. Kështu që, shpresoj të kthehem në Rusi dhe të gjej një punë.”
Sipas reporterit të televizionit belg Quentin Warlop nga RTBF, burgu që ai vizitoi është një nga 500 në Ukrainë që mbajnë robër të burgosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit