Nuk ka armëpushim në Gaza. Liderët e Hamas dhe Izraeli nuk gjejnë gjuhën e dialogut

30 Qershor 2024 | 18:30

Nuk ka armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit. Madje edhe dialogu mes palëve duket me i vështirë ndërsa dhjetëra palestineze vijojnë te largohen nga shtëpitë e tyre.

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se nuk është bërë asnjë përparim në bisedimet për armëpushim me Izraelin për përfundimin e luftës në Gaza.

Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin libanez Bejrut, zyrtari i larte tha se grupi është i përgatitur të “marrë pozitivisht”  çdo propozim armëpushimi që sjell fundin e luftimeve. Përpjekjet e ndërmjetësve arabë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar për të arritur një ndërprerje përfundimtare të armiqësive me Hamasin dhe Izraelin që fajësojnë njëri-tjetrin për mungesën e dialogut.

Hamasi thotë se çdo marrëveshje duhet të përfshijë tërheqjen e plotë të ushtrisë

izraelite nga Gaza, por Izraeli ka rënë dakord në parim vetëm për pushime të përkohshme në luftime derisa Hamasi të çrrënjoset plotësisht.

Ndërkohë, më shumë palestinezë në Gazën jugore janë detyruar të zhvendosen përsëri për t’u larguar nga një operacion i vazhdueshëm izraelit në zonën që ndan Rafah dhe Khan Younis.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se pothuajse 38,000 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli nisi operacionin e tij ushtarak në tetor, por nuk bën dallimin nëse janë civilë apo ushtarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026