“Nuk ka karta për të luajtur”, Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

23 Prill 2025 | 18:36

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze për procesin e paqes me Rusinë.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se deklarata e Zelensky-t se Ukraina nuk do të njohë kurrë pushtimin rus të Krimesë, është “shumë e dëmshme për negociatat e paqes” dhe vetëm sa vështirëson përpjekjet për një marrëveshje mes dy vendeve.

“Krimea u humb vite më parë dhe nuk është më as një pikë diskutimi,” shkroi Trump. Ai shtoi se “jemi shumë afër një marrëveshjeje, por njeriu që nuk ka letra për të luajtur tani, më në fund, duhet ta kryejë atë”.

Trump përfundoi deklaratën duke thënë se mezi pret të ndihmojë në ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund, siç e cilësoi ai, këtij “kaosi të plotë dhe total”, për të cilin tha se nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende president.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Finlanda mbyll një pjesë të hapësirës ajrore pranë kufirit me Rusinë

Ministria finlandeze e Transportit dhe Komunikacionit ka njoftuar mbylljen e një pjese të hapësirës ajrore në pjesën juglindore të vendit. Kufizimet zbatohen për rajonin Kaakkois-Suomi...
08:43 | 28/07/2026

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026