Nuk ka raste me hepatit akut në Shqipëri, thotë Bino
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se në vendin tonë nuk ka raste me hepatitit akut.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Bino u shpreh se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar një njoftim rreth 3 javë më parë, lidhur me përhapjen e këtij lloji të hepatitit.
“Ka rreth 3 javë që kemi marrë njoftim nga OBSH. Është komunikuar me të gjithë strukturën. Nuk kemi të dhëna në vendin tonë. Rastet më të shumta janë në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku është shfaqur fillimisht dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për etiologjinë e tij ka disa dyshime. Një nga të cilat mund të jetë një infeksion bashkëshoqërues i adenovirus 41 dhe koronavirusit. Megjithatë, këto janë vetëm hipoteza”, u shpreh Bino.
Bino nënvizoi se autoritetet shëndetësore kanë rritur gatishmërinë, por për momentin nuk ka shenja shqetësuese.
Pak ditë më parë, OBSH-ja deklaroi se janë identifikuar 169 raste me hepatit akut te fëmijët e moshës nga 1 muajsh deri në 16 vjeç. Hepatiti akut, tashmë ka prekur 11 shtete në të gjithë botën.
LEXONI GJITHASHTU
Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota
Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE