“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Meloni: Ajo ka qenë negative

15 Prill 2026 | 14:12

Presidenti Donald Trump ka kritikuar përsëri kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke thënë se “ne nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”.

Komentet vijnë pasi Meloni kritikoi ashpër presidentin për sulmet e tij ndaj Papës dhe ka refuzuar të përfshihet në luftën e SHBA-së në Iran.

“Ajo ka qenë negative. Kushdo që na ka refuzuar për ndihmën me këtë situatë në Iran, nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, i tha ai në një interviztë.

Trump kritikoi gjithashtu NATO-n – anëtare e së cilës është Italia, në përgjithësi për mungesën e angazhimit të tyre në luftën në Iran.

“Pse po shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n nëse ata nuk do të jenë me ne, nëse nuk do të jenë me ne për Iranin, nuk do të jenë me ne për një temë shumë më të madhe se Irani”, tha presidenti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të...
19:47 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026