Nuk pranonte ushtarë me tatuazhe, Japonia do rishikojë kufizimin
Forcat mbrojtëse të Japonisë janë duke rishqyrtuar ndalesën që ekziston për tatuazhe tek ushtarët, pasi përpjekjet për rekrutim po rriten, por numri i popullsisë po tkurret.
Tatuazhet janë temë tabu në këtë shtet, pasi ato lidhen me veprime kriminale.
Mirëpo, tani zyrtarët besojnë se të rinjtë japonezë kanë tatuazhe për arsye të ndryshme dhe jodomosdo lidhen me krime.
Autoritetet, madje besojnë se ndalesa në tatuazhe është duke e ngadalësuar procesin e rekrutimit. Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes ushtria e këtij shteti ka 10 për qind më pak staf, në krahasim me kapacitetin.
“Refuzimi i aplikantëve, vetëm pse kanë tatuazhe, përbën problem sa i përket bazës së burimeve njerëzore”, ka thënë Masahisa Sato, deputet i partisë në pushtet, Partia Demokratike Liberale.
Kryetari i byrosë për personel në Ministrinë japoneze të Mbrojtjes, Kazuhito Machida, ka thënë se ndalesa duhet të rishqyrtohet, duke e marrë parasysh uljen e natalitetit.
Ky shtet me 125 milionë banorë, ka regjistruar më pak se 800.000 lindje më 2022, në krahasim me mbi dy milionë më 1970.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në