Nuk u pranua në garën e PD, Gjykata e Tiranës i kthen padinë për korrigjim Mereme Selës

13 Maj 2026 | 12:29

Padia e paraqitur nga mjekja Mereme Sela lidhur me mosmiratimin e kandidaturës së saj për drejtimin e Partisë Demokratike është rrëzuar nga Gjykata e Tiranës, me arsyetimin se dosja gjyqësore nuk plotësonte kushtet formale dhe “mungonin dokumentet shoqëruese”.

Vendimi mësohet të jetë marrë më 8 maj nga gjyqtarja Suela Xhani, e cila, pas një vlerësimi paraprak të materialeve të depozituara, konstatoi një sërë mangësish në kërkesë-padinë e paraqitur.

Sipas dokumentit gjyqësor, paditësja nuk kishte përcaktuar qartë të dhënat e identifikimit, nuk kishte bashkëngjitur mjet identifikimi të vlefshëm dhe nuk kishte paguar tarifën gjyqësore. Po ashtu, gjykata thekson se kërkesa nuk përmbante qartësisht rrethanat faktike dhe pretendimet që kërkoheshin të provoheshin në proces.

Në vendim evidentohet gjithashtu se pala e paditur nuk ishte identifikuar saktë si person juridik dhe se aktet e bashkëngjitura ishin dorëzuar në formë fotokopjesh të panjësuara me origjinalin.

Çështja lidhet me vendimin e datës 1 maj 2026 të Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i cili nuk miratoi kandidaturën e Selës për garën për kryetarin e partisë.

Mjekja Sela e kundërshtoi këtë vendim në gjykatë, duke kërkuar shpalljen e pavlefshëm të skualifikimit të saj nga gara e brendshme për drejtimin e subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, zgjedhje që pritet të zhvillohen më 23 maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026