Numër rekord emigrantësh drejt Anglisë, mbizotërojnë shqiptarët
Numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez për të mbërritur në Britani të Madhe ka arritur këtë vit në më shumë se 40.000, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.
Sipas shifrave të saj, 972 njerëz me 22 varka kanë kaluar kanalin vetëm të shtunën, duke çuar totalin në 40.885.
Ministrja e Mbrojtjes tha se shifra është rekord dhe veçoi imigrantët shqiptarë, iranianë dhe ata afganë, shkruan REL.
“Gjatë gjithë vitit të kaluar janë regjistruar 28.526 kalime të kanalit, shifër edhe kjo rekord për kohën”, tha ministrja.
Shifrat në rritje vënë nën presion Qeverinë britanike, pasi Partia Konservatore në pushtet e ka bërë trajtimin e imigracionit prioritet kryesor të sajin.
Çështja është bërë, shkak tensionesh me Francën, nga ku nis Kanali Anglez.
Dy vendet janë duke bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje.
Ato nënshkruan mëngjesin e së hënës një marrëveshje me vlerë prej 72.2 milionë eurosh, për forcimin e kontrolleve policore.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin priti homologen e tij britanike, Suella Braverman, në Paris, për nënshkrimin e marrëveshjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë