Emigrantët kërkojnë azil pas mbërritjes në Francë, nis shqyrtimi i kërkesave

12 Nëntor 2022 | 15:59

Emigrantët e shpëtuar në Mesdhe mbërritën të premten në lokalitetin Zhië të Francës, ku pritet të nisin procedurat e aplikimit për azil.

230 emigrantët u shpëtuan nga anija “Oshën Viking”, e cila ankoroi në portin jugor francez të Tulonit ditën e premte.

Anijes iu deshën 2 javë për të gjetur një port për të zbarkuar, pas refuzimit të Italisë.

“Ata të gjithë kërkuan azil, ndaj dhe të gjithë do të merren në pyetje nga autoritetet e sigurisë, për të garantuar se nuk përbëjnë ndonjë rrezik. Gjithashtu do të ketë marrje në pyetje për të verifikuar nëse kërkesa për azil është e justifikuar”, Eric Jalon, Ministria e Brendshme e Francës.

Refuzimi i Italisë shkaktoi përplasje mes Romës dhe Parisit. Ky i fundit u tërhoq nga një marrëveshje dypalëshe për emigrantët dhe njoftoi rritjen e kontrolleve në kufirin franko-italian.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026