Emigrantët zbarkojnë në Francë, Parisi ende i zemëruar me Romën

11 Nëntor 2022 | 17:16

Pas javësh të tëra në det, anija “Oshën Viking” me 230 emigrantë në bord është ankoruar në portin ushtarak të Tulonit në Francë. Pas zbarkimit, pasagjerët iu nënshtruan kontrolleve mjekësore dhe disa u dërguan në spital për mjekim.

“Ky trajtim po kryhet në kuadër të një modeli ligjor që funksionon për zonat e pritjes. Vendosja në këto zona vlen për personat me kombësi të huaj që hyjnë në zonën Schengen pa plotësuar kushtet ligjore për të pasur një autorizim. Njerëzit që ndalohen rrjedhimisht nuk lejohen të hyjnë në territorin kombëtar janë të detyruar të qëndrojnë në këto zona pritëse, nën kontrollin e policisë kufitare”, tha Eric Jalon, këshilltar i Ministrisë së Jashtme franceze.

Zbarkimi në Francë vjen pas refuzimit të Italisë për të pranuar emigrantët. Por kryeministrja Giorgia Meloni e mbrojti vendimin.

“90 mijë persona, ndoshta njëçikë më pak, hynë në Itali nga fillimi i vitit, në bazë të marrëveshjes së zhvendosjes tek e cila aderojnë 13 vende evropiane. Në tërësi parashikohet se do të zhvendosen rreth 8 mijë persona, më pak se 10%. A e dini se sa janë zhvendosur deri tani? 177, 38 prej të cilëve në Francë”, u shpreh Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë.

Emigrantët do të qëndrojnë në zonat e pritjes për 20 ditë, ku do të presin ekzaminimin e kërkesës për azil. Më pas disa pre tyre do të akomodohen në qendra të posaçme, ndërsa ata që nuk do të sigurojnë azilin do të kthehen në vendlindje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026