Franca refuzon pranimin e 3.500 emigrantëve nga Italia
Franca ka pezulluar planin për të marrë 3 mijë e 500 refugjatë nga Italia pasi Roma zyrtare refuzoi të lejonte zbarkimin e një anijeje me emigrantë në brigjet e saj.
Tensionet mes dy fqinjëve janë përshkallëzuar që kur qeveria e re e Italisë ndaloi anijen “Oshën Viking” të hynte në port me 230 emigrantë në bord.
Ministri i Brendshëm francez, Zherlad Darmonin e cilësoi sjelljen e Italisë si “të papranueshme”. Ai tha se anija do të lejohet të hyjë në portin francez të Tulonit ditën e premte.
Nga ana e saj, Italia nuk iu përgjigj menjëherë njoftimit, por shoqata e bamirësisë që menaxhon anijen, “Ndihmoni Mesdheun”, tha se nga njëra anë ishte e lehtësuar nga vendimi i Parisit zyrtar dhe nga ana tjetër e zemëruar që për tre javë njerëzit në bord u lanë të prisnin si pasojë e “dështimit dramatik” të Evropës.
Ministri Darmonin paralajmëroi për pasoja jashtëzakonisht të ashpra në marrëdhëniet dypalëshe me Italinë.
Ai tha gjithashtu se refuzimi për të mos pranuar 3 mijë e 500 refugjatët për të cilët ishte rënë dakord më herët me Romën ishte vetëm lëvizja e parë.
“Franca do të marrë masa për të përforcuar kontrollet në kufi me Italinë”, paralajmëroi Darmonin.
LEXONI GJITHASHTU
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate