Numërohen mbi 50% e votave në Qarkun Vlorë, kryeson PS me 61,56%
Në qarkun e Vlorës është mbyllur numërimi në 226 kuti nga 445 gjithsej. Nga të dhënat e përpunuara rezulton se Partia Socialiste prin me 61, 47 për qind të votave, Partia Demokratike me 28,26 për qind dhe lëvizja Socialiste për Integrim me 8,5 për qind të votave.
Korrespondentja e Euronews Albania në Vlorë, Ebrieta Maçaj raportoi se në bashkinë Vlorë ka vijuar procesi i numërimit në KZAZ 84, 86, 85 të cilat kanë ndaluar për disa orë procesin e numërimit për shkak të lodhjes fizike të numëruesve.
Në KZAZ 85 janë 36 kuti nga 52 kuti ku PS ka 6600, PD 2500, ndërsa LSI 500.
Në KZAZ 84 janë 13 kuti nga 53 kuti ku PS ka 1728, PD 1102, ndërsa LSI 181.
Në KZAZ 86 janë 13 kuti nga 55 kuti ku PS ka 2338, PD 980, ndërsa LSI 158.
Në KZAZ 83 janë 34 kuti nga 66 kuti ku PS ka 3843, PD 2035, ndërsa LSI 294.
Në KZAZ 87, Selenicë janë 19 kuti nga 42 kuti ku PS ka 1940, PD 1082, ndërsa LSI 160.
Në KZAZ 88 në Himarë është mbyllur numërimi ku PS ka fituar me mbi 58 të votave dhe rezultati vijon si më poshtë:
PS: 3447 – 58, 67%
PD: 1854 – 31, 56%
LSI: 341 – 5.80 %
Të tjera – 108- 1,84%
Të pavlefshme : 124 – 2.11%
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë