Numërohen mbi 60% e kutive në Elbasan, kush janë kandidatët më të votuar

14 Maj 2025 | 09:59

Në Elbasan nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 313 nga 508 kuti votimi.

Kandidatja më e votuar deri tani në listën e hapur të Partisë Sociaiste rezulton Sara Mile.

Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, dhe  Shkelqim Bullari ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët  Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.

Renditja deri më tani është si më poshtë:

Sara Mila              10,693

Saimir Hasalla    6,126

Aulona Bylykbashi            4,942

Olsi Komici          4,796

Shkëlqim Bullari                3,741

Ndërsa demokratët do të fusin vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.

Lista e PD

Tomor Alizoti (listë e mbyllur)

Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)

Klodiana Çapja (listë e mbyllur)

Blendi Himçi (listë e mbyllur)

Jashtë listës së mbyllur mbetet Aurel Bylykbashi.

Sa i përket votave preferenciale për Partinë Demokratike në Elbasan renditen:

Qani Xhafa 3,767

Dritan Cani 3,021

Ilirjan Alliu 2,623

Dashamir Xhika 2,299

Në vitin 2021 qarku Elbasan ka pasur këtë ndarje mandatesh:

PD 6

PS 8

Ndërkohë, në këto zgjedhje nga Elbasan Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.

Aktualisht procesi është ndërprerë për shkak të lodhjes së numëruesve dhe pritet te rinisë në orën 12:00.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026