Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë
Gjatë 24 orëve në vendin tonë janë identifikuar 18 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë viktimë nga virusi.
Rastet e reja kanë dalë nga 3621 testime të kryera, ndërsa vihet re se ditët e fundit është shtuar numri i rasteve pozitive në bazë ditore.
Janë shëruar gjashtë qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, pesë prej të cilëve po marrin trajtim në spitalin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të mos neglizhojnë masat dhe shenjat e sëmundjes.
Më herët sot, ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga e hëna do të nisë java e hapur e vaksinimit për personat mbi 18 vjeç.
Statistika (16 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3621
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 51
Shkodër 13
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 11
Durrës 10
Lezhë 7
Korçë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2
LEXONI GJITHASHTU:
Nga e hëna 7 ditë në dispozicion për të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen
Dyshime për variantin Delta, ministrja Manastirliu: Presim rezultatet nga Gjermania
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta