PD pretendon se në KZAZ 22 në Durrës ka vota që nuk i përkasin kësaj qendre, reagon PS
Ka pasur një konflikt të brendshëm mes anëtarëve të KZAZ 22 në qarkun e Durrësit, pasi nga Partia Demokratike pretendohet se nëpër kuti votimi ka vota të cilat nuk i përkasin kësaj qendre.
“Janë konstatuar disa fletë votimi në kuti ku nuk duhet të ndodheshin, pasi numri i votave është më i lartë se numri i votuesve. Janë diku te 8-7 fletë”, u shpreh zv.kryetari i KZAZ 22 në Durrës.
Gjithashtu, zv.kryetari i kësaj qendre tha se ka parregullsi në mënyrën e komunikimit të disa anëtarëve të kësaj KZAZ-je, të cilët sipas tij, përpiqen të fshehin parregullsitë dhe gabimet që ndodhin gjatë procesit të numërimit, duke penguar edhe anëtarët e tjerë për t’i konstatuar dhe për t’i shënuar ato në procesverbal.
Ndërkohë shtabi i PS-së Durrës sqaron se bëhet fjalë për 4 qendra votimi brenda një ambienti të madh, të hapur dhe votuesi i lagjes x e ka hedhur fletën e votimit në kutin e lagjes y.
Sipas tyre, kjo ngatërrese ka ndodhur me 4 fletë votimi, të cilat nuk kanë asnjë pavlefshmëri.
Ata shtojnë se është një gabimi njerëzor i votuesit që e ka hedhur në kutinë e gabuar, që i përkiste tjetër zone po brenda plazhit Durrës.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë