Nuredin Dumani del nga spitali 6 ditë pas arrestimit
Nuredin Dumani ka dalë nga Spitali i Traumës në Tiranë, 6 ditë pas arrestimit.
Dumani është transferuar drejt Spitalit të Burgut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
I akuzuari për disa vrasje mori mjekim pas plagosjes në një atentat në Elbasan.
37-vjeçari është transportuar me ambulancë nën masa të forta sigurie nga policia.
Ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në Spitalin e Burgut, ndërsa më pas do të transferohet në paraburgim.
Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit në Fier pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private.
Dyshohet se Dumani mbeti i plagosur gjatë një atentati që kishte organizuar kundër Talo Çelës, një tjetër person i shumëkërkuar.
Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale.
Ai dyshohet se është i përfshirë në disa vrasje, përfshirë ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta