Nurellari: PD nuk mund të rinovohet pa reflektim, mbledhjet 20-minutëshe nuk e zgjidhin krizën
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike. Nurellari theksoi se PD duhet te reflektojë siç ka bërë në të kaluar duke marrë shembull vitin 2005 që më pas të zhvillojë një rinovim.
Nurellari vuri në dukje se mbledhjet formale dhe të shpejta të Këshillit Kombëtar nuk mjaftojnë për të bërë diagnozën e saktë të krizës ku ndodhet opozita.
“Nuk mund të kesh rinovim pa reflektim. Sepse një ndër gjërat thelbësore, në qoftë se hamendësohet që po bën një ndryshim, një hapje, një rigjenerim ose ripërtëritje, duhet që ripërtëritja të bazohet në një analizë situate edhe një reflektim për të kaluarën.
Në qoftë se ne marrim raste të ngjashme, po themi kur ka bërë Partia Demokratike një sfidë të ngjashme para 20 vjetësh e zëmë, kur i parapriu fitores së madhe të 2005-ës, pati një reflektim për të kaluarën. U rihap partia ndaj figurave që ishin larguar më herët, ndaj themeluesve ose ndaj segmenteve të ndryshme që ishin forca të gjalla në shoqëri, që kishin qenë goxha kritike ndaj Berishës qoftë në qeverisje, qoftë në opozitë, dhe kishte një reflektim po themi edhe për mënyrën se si ishte qeverisur më herët. Po tani ne nuk kemi reflektim.
Çështja kryesore për të gjykuar një proces le të themi, ti nuk mund të bësh një diagnozë po nuk e pe një lloj historiku të pacientit.
Çdo organizatë duhet të bëjë një reflektim edhe mbajtje përgjegjësie dhe dhënie llogarie mbi rezultatet e kësaj partie, qoftë në kohën ku ka qenë në zgjedhje, pra në fushatë, qoftë edhe për periudhën e ndërmjetme.
Qoftë edhe për faktin që pse ata njerëz të dalin në protestë dhe nuk vijnë te protestat e PD-së, se kjo është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar. Pse ky zemërim i kësaj proteste nuk u kanalizua në rrugët e partive opozitare?
Pse ata zgjodhën rrugën e rrugës dhe jo rrugën e institucioneve ekzistuese? Pse Partia Demokratike po themi nuk shërben më si adresa e atyre që mendojnë që do ndryshojnë Shqipërinë? Kjo është pyetje e madhe, kjo duhet reflektuar. Në 20 minuta apo 30 minuta që mbaron mbledhja e Këshillit, nuk ndodh kjo gjë”, tha ai ndër të tjera.
U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje