Nxehtësia po vret turizmin malor, ndalohet ngjitja në Malin e Bardhë

1 Gusht 2022 | 17:49

Ndërsa Franca hyn në valën e tretë të të nxehtit gjatë këtij sezoni veror, udhërrëfyesit malorë në rajonin alpin të Chamonix po frenojnë ngjitjet e planifikuara në Malin e Bardhë.

Ata mendojnë se aksesi po bëhet shumë i rrezikshëm për klientët  për shkak të rënieve të përsëritura të shkëmbinjve të lidhura me kushtet e jashtëzakonshme klimatike dhe thatësirën aktuale.

Mungesa e borës gjatë dimrit ka lënë shtrirje të mëdha akullnajash të zhveshura. Kjo do të thotë se rrugët deri në shpatin e malit janë të ngushta dhe të pabesa.

Ndryshimi është i madh, është vërtet e frikshme të shohësh sesi po zhduket bora shprehet Evan ëarden, alpinist jo profesionist.

“Ata anuluan udhëtimin në Malin e Bardhë për shkak të motit. Unë mendoj se guidat e njohin zonën dhe i dinë kushtet.  Mund ta bëjmë ngjitjen një moment te dyte ” thotë Monica një tjetër alpiniste

Nuk janë vetëm Alpet që po ngrohen, muajin e kaluar një çarje e re u shfaq në akullnajën Marmolada në Dolomitet e Italisë. Ekspertët edhe më herët kanë paralajmëruar se rritja e temperaturave është shkak kryesor i kësaj situate.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026