Nxënësit i rikthehen mësimit, respektimi i distancës ‘ngel në klasë’
Me sy të lirë mund të numërohen të paktën 100 persona në oborrin e shkollës dhe po kaq në rrethimin e jashtëm të kësaj shkolle, ku të sheh syri nxënës prindër dhe gjyshër. Këta nxënës që brenda klasës respektonin distancën, bashkë me prindër e gjyshër duhet të ngjisheshin në urbane për t’u kthyer në shtëpi. Këtu as që mund të flitet për zbatim protokolli anti-COVID.
Pranë shkollave, në kafenetë e Tiranës gjithashtu nuk respektohen masat.
As në institucionet shtetërore masat anti-COVID duket se nuk respektohen. Zyra për media e Kuvendit shpërndau pamje teksa në hyrje të kësaj godine deputeteve u matej temperatura, të gjithë mbanin maskë e ruanin distancë. Brenda në sallën e Kuvendit me 140 deputete, shto këtu edhe stafin e shërbimit të parlamentit, situata ndryshon.
Nga vëzhgimi ynë duket se përgjegjësia për të zbatuar masat anti-COVID iu ngarkua vetëm më të vegjëlve. Dhe kjo me një kosto të lartë për ta: mësim me turne dhe orë të shkurtuara, ndryshe, mësim i cunguar, vështirësi për nxënës, mësues dhe prindër.
Të premten ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se pas një këshillimi me komitetin teknik të ekspertëve është vendosur që të mos këtë mësim me turne. Vendimi duket se më shumë se në situatën epidemiologjike, ku java e fundit shënoi rritje të infektimeve dhe viktimave është bazuar në presionin e prindërve.
Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq