Nxënësit të kënaqur për rikthimin në shkollë: Marrim më shumë njohuri!
Të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar kanë nisur mësimin në kushte shkolle. Pas pesë muajsh mësim të kombinuar, është lënë pas ai online.
Për shkak të kushteve të pandemisë, nga 1740 shkolla, në 650 prej tyre mësimi do zhvillohet me turne.
“Me turne, grupi i parë 8 me 11, ndërsa grupi i dytë 11 e gjysmë me dy”, u shpreh një nxënës.
“Sigurisht më mirë me turne, se online nuk bëhet”, tha ai më tej.
“Me turne më mirë sepse marrim më shumë njohuri, ishte i vështirë online”, tha një tjetër nxënëse.
Rikthimi në shkollë u mirëprit sidomos nga nxënësit e klasave të nënta, të cilët kanë nisur përgatitjet për provimet e lirimit.
“Na kanë edhe teste që t’i plotësojmë dhe të përgatitemi. Është më mirë kështu”, u shpreh një nxënëse.
Ashtu sikurse në nisje të vitit shkollor nxënësit nga klasa e gjashtë e kanë detyrim mbajtjen e maskës gjatë orëve mësimore.
Lexoni gjithashtu:
S’ka asnjë ndryshim, mësimi online dhe ora policore vazhdojnë me afat të pacaktuar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta