‘NYT’: Izraeli e dinte për ‘7 Tetorin’, pse e shpërfillën dosjen e sulmit nga Hamas

1 Dhjetor 2023 | 16:21

Sipas “New York Times”, autoritetet izraelite e siguruan planin e Hamasit për sulmin terrorist të 7 tetorit më shumë se një vit më parë, por krerët e forcave të armatosura dhe ata të shërbimeve të inteligjencës e hodhën poshtë duke e konsideruar si shumë ambicioz dhe të pamundur për t’u realizuar nga lëvizja ekstremiste.

Kështu thotë e përditshmja amerikane “New York Times”, që citon dokumente dhe mesazhe elektronike të zyrtarëve të shtetit hebre.

Një dosje me 40 faqe, të cilën autoritetet izraelite e koduan me emrin “Muri i Xherikos”, tregonte me përpikmëri detajet e sulmit të thuajse dy muajve më parë, që çoi në vdekjen e rreth 1.200 personave.

Dokumenti i përkthyer, i siguruar nga “New York Times” , nuk përmbante një datë të sulmit, por përshkruante metodologjinë e tij për të tejkaluar fortifikimet përreth Rripit të Gazës, për të hyrë në qytetet izraelite dhe për bastisjen e bazave ushtarake.

Hamasi e ndoqi planin me përpikmëri. Dokumenti fliste gjithashtu për një breshëri raketash përpara sulmit tokësor, përdorimin e dronëve për të asgjësuar kamerat e sigurisë dhe përdorimin e armëve të zjarrit për të hyrë në Izrael, me motoçikleta ose në këmbë, gjë që ndodhi më 7 tetor.

Dokumenti përmbante edhe detaje mbi lokacionin dhe kapacitetet e forcave ushtarake izraelite, komunikime elektronike dhe detaje të tjera, duke bërë që të lindin pyetje se si Hamasi mblodhi gjithë këtë informacion dhe nëse kishte rrjedhje nga institucionet izraelite të sigurisë.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse kryeministri Benjamin Netanyahu apo zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit hebre e konsultuan apo jo dokumentin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026