Objektiv i atentatit në Krujë dyshohet të ketë qenë Durim Bami
Në 4 nëntor, rreth orës 15:20 në Tapizë, Krujë, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri 35-vjeçari Ervin Kodra.
Ai gjendet në spital, jashtë rrezikut të jetës.
Forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë pesë shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.
Një ditë pas plagosjes së Ervin Kodrës, kushëri të Durim Bamit në fshatin Valias është gjetur një automjet tip Golf 5 tërësisht i djegur që dyshohet se u përdor nga autorët.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ndonëse mbeti i plagosur 35-vjeçari Kodra, objektiv i atentatit ka qenë kushëriri i tij Durim Bami.
Ky i fundit njihet si eksponent i rrezikshëm i botës së krimit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë ende punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë