OBSH jep alarmin për ëmbëlsuesin e pijeve me gaz

5 Korrik 2023 | 07:40

Alarmi i radhës vjen pikërisht nga OBSH. Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm të përdorur kryesisht te pijet me gaz do të shpallet si substancë kancerogjene (e mundshme) në ditët në vazhdim.

Substanca e qujatur aspartame, e përdorur në produktet nga pijet e gazuara kryesisht dietike deri te çamçakëzët, do të renditet në korrik si “ndoshta kancerogjene për shëndetin e njerëzve” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i djathtë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), thanë burimet për Reuters.

Edhe pse deri tani nuk ka pasur asnjë studim shkencor lidhur me këtë çështje, teksa konsumatorët e shqetësuar janë duke pritur me padurim të gjitha rezultatet e fundit, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me shëndetin e tyre.

Aspartami mund të gjendet në gati 6000 produkte ushqimore në mbarë botën dhe organet e industrisë e kanë kritikuar klasifikimin e ri si mashtrues dhe konfuz. Por gjithsesi njerëzit janë frikësuar.

Ndërkohë sipas mediave të huaja bëhet me dije se që nga viti 1981, JECFA ka thënë se aspartamente, kjo substancë që aktualisht mund të shpallet si kancerogjene është i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve të pranuar ditorë.

Për shembull, një i rritur që peshon 60 kg mund të pijë nga 12 deri në 36 kanaçe me sode dietike që të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026