Si mund të zgjidhet konflikti Kosovë-Serbi, eurodeputeti slloven sugjeron
Anëtari i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj foli në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se çfarë duhet bërë për zgjidhjen e tensioneve në veri të Kosovës.
Ai sugjeroi fillimisht qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e gjakftohtësisë nga të dyja palët, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të ketë një prespektivë të qartë evropiane për gjithë rajonin.
“Duhet të sigurohemi tani të ketë qëndrueshmëri, por jo në kuptimin negativ. Duhet të ruajmë gjakftohtësinë nga të gjitha palët. Hapi tjetër është të kemi një perspektivë shumë të qartë evropiane për të gjithë rajonin. Në këtë strukturë të prezantuar tashmë nga presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në Bratislavë, duhet të gjejmë zgjidhje për çështjet e ndryshme në Ballkanin Perëndimor.
Pra, për të zgjidhur problemet e Kosovës dhe Serbisë, duhet të kemi një strukturë shumë të qartë për integrimin e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, të gjithë Ballkanit Perëndimor, edhe të Shqipërisë që do të vijojë në vitet në vijim. Atëherë duhet të bazojmë politikën tonë në vlerat, parimet dhe standardet që përkojnë me Bashkimin Europian. Sepse qëllimi është anëtarësimi i të gjithë vendeve në Ballkanin Perëndimor. Këto zgjidhje të pjesshme që po mundohemi të gjejmë tani, nuk do të sjellin gjendjen përfundimtare që kërkojmë, anëtarësimin në Bashkimin Europian,” – u shpreh eurodeputeti Groshelj.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren