OBSH jep alarmin për fruthin: 30 mijë të infektuar në Europë, rastet janë 30-fishuar
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se Europa po përjeton rritje drastike të rasteve të fruthit.
Të dhënat flasin për më shumë se 30 mijë raste fruthi të raportuara në periudhën janar-tetor 2023 nga 40 shtete përfshirë edhe Shqipërinë.
Ekspertët thonë se kemi një 30-fishim të rasteve me fruth krhasuar me vitin 2022, ku u regjistruan vetëm 941 të infektuar.
Sa i takon vitit 2023, fruthi ka prekur thuajse të gjitha grupmoshat.
Në përgjithësi, 2 nga 5 raste ishin tek fëmijët në moshën 1 deri në 4 vjeç, ndërsa 1 nga 5 raste tek të rriturit mbi 20 vjeç. Nga fillimi i vitit deri në tetor, u raportuan 20,918 raste të hospitalizuara dhe u raportuan 5 vdekje të lidhura me fruthin nga 2 shtete.
Shkak i kësaj situatë, është ulja e mbulesës vaksinale, përgjatë vitit 2019-2022, ku ndikim pati dhe pandemia e coivd 19.
Mbulesa vaksinale në Rajonin europian me dozën e parë ka rënë nga 96% në vitin 2019 në 93% në vitin 2022, ndërsa mbulimi me dozën e dytë ra nga 92% në 91% për të njëjtën periudhë.
Në total, më shumë se 1.8 milion foshnje në Rajon nuk morën vaksinën kundër fruthit në periudhën 2020-2022.
Organziata Botërore e Shëndetësisë apleon për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit në moshën 1 dhe 5 vjec, pasi në këto kushte trendi i infektimeve do të vijoj të rritet.
Fruth konsiderohet një sëmundje infektive shumë ngjitëse dhe e rrezikshme që prek ata që nuk janë vaksinuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve