OBSH: Ndotja e ajrit është më e rrezikshme nga sa mendohej më parë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ndotja e ajrit është edhe më e rrezikshme nga sa mendohej më parë.
Organizata e vendos ndotjen e ajrit në të njëjtin nivel rrezikshmërie me pirjen e duhanit dhe ushqimin e pashëndetshëm.
Të dhënat tregojnë se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme vuajnë më shumë, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik.
OBSH po u kërkon 194 shteteve anëtare që të ulin emetimet ndotëse dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme mbi ndryshimet klimatike.
Problemi qëndron se lloji më i rëndë i ndotjes, grimcat e vogla të cilat mund të thithen në mushkëri, është tepër i vështirë për t’u ndalur.
Ndotja vjen kryesisht nga shkarkimet e automjeteve dhe ngrohja qendrore e gazit, por grimcat e dëmshme lëshohen në ajër edhe në mënyra të tjera. Këto grimca prodhohen nga ngjyrues, lëngje pastrimi apo tretës, si dhe djegia e karburanteve për prodhimin e energjisë, ngrohjen shtëpiake dhe motorët e automjeteve.
Udhëzimet e reja nga OBSH e përgjysmojnë maksimumin e rekomanduar për ekspozimin ndaj grimcave të vogla, të quajtura PM2.5.
“Pothuajse 80% e vdekjeve të lidhura me grimcat PM2.5 mund të shmangen në botë nëse nivelet aktuale të ndotjes së ajrit zvogëlohen në ato që janë propozuar në udhëzimin e përditësuar” – thotë OBSH.
Ndotës të tjerë përfshijnë ozonin, dioksidin e azotit, dioksidin e squfurit dhe monoksidin e karbonit.
Ndotja e ajrit është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, ndërsa tek fëmijët, ajo mund të zvogëlojë rritjen e mushkërive.
“Përmirësimi i cilësisë së ajrit mund të ndihmojë përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike, ndërsa zvogëlimi i emetimeve nga ana tjetër do të përmirësojë cilësinë e ajrit”. Ky ka qënë një nga mesazhet që ka dhënë OBSH.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit