OBSH përshëndet aplikimin e vaksinës HPV: Rastet me fruth po rriten
Drejtori i OBSH për Europën, dr. Hans Kluge ka shfrytëzuar videomesazhin drejtuar kongresit të parë shëndetësor të mbajtur në Tiranë për të kërkuar më shumë vëmendje për fruthin.
Ai vlerësoi përfshirjen e vaksinës kundër kancerit në qafën e mitrës në kalendarin shqiptar ndërsa apeloi se nuk duhet harruar vaksina e fruthit, që po kthehet në problem.
“Më lejoni t’ju përgëzoj për nisjen e fushatës mbarëkombëtare për vaksinimin e adoleshentëve ndaj HPV, bashkë me veprimtaritë e tjera të zakonshme të imunizimit të popullatës. Tani na duhet të përqendrojmë vëmendjen te pjesa e mbetur nga vaksinimi i popullatës që mbeti si pasojë e pandemisë së COVID 19. Shtimi i rasteve të fruthit në të gjithë rajonin përbën një shqetësim në rritje”, tha dr. Hans Heri Kluge.
Teksa vlerësoi punën e bërë nga shëndetësia shqiptare, Klugen konfirmoi mbështetjen e OBSH për Shqipërinë në realizimin e Strategjisë Kombëtare për Shëndetin 2021-2030 dhe planin për Shëndetin Mendor deri në vitin 2026.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve