OBSH thirrje shteteve perëndimore për të njohur vaksinat kineze
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje shteteve perëndimore që të njohin vaksinat kineze anti-COVID.
Sipas saj, në kushtet kur thuajse të gjitha vendet kanë vendosur që të hapin kufijtë, atëherë cilado vaksinë që është autorizuar për përdorim emergjent, duhet të njihet.
Ky veprim mund të sfidojë vendet perëndimore që të pranojnë dy vaksinat kineze, të cilat agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara, i ka licensuar, por shumica e vendeve evropiane dhe të Amerikës së Veriut nuk i kanë miratuar.
Këto vende kanë aprovuar vetëm vaksinat Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Ndërsa, OBSH ka dhënë dritën jeshile edhe për dy vaksinat kineze, Sinovac dhe Sinopharm.
Me qëllimin për të rinisur udhëtimet nëpër Europë, Bashkimi Evropian bëri me dije se do të lejonte lëvizjen vetëm të atyre personave që janë vaksinuar me dozat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, megjithëse varet nga secili vend nëse do dëshirojnë të lejojnë edhe udhëtarët që kanë marrë vaksina të tjera, përfshirë Sputnik V.
EMA po shqyrton aktualisht licencimin e vaksinës Sinovac të Kinës, por nuk ka një afat kohor për një vendim.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta