Ochoa për pritjen e penalltisë së Lewandowskit: E kam studiuar polakun për 1 muaj

23 Nëntor 2022 | 09:36

Guilermo Ochoa ishte shpëtimtari i Meksikës ditën e djeshme në ndeshjen ndaj Polonisë, e vlefshme për grupin C të Botërorit “Katar 2022”.

Portieri 37-vjeçar priti penalltinë e goditur nga sulmuesi polak, Robert Lewandowski duke mbajtur meksikanët në lojë, me sfidën që përfundoi në barazim 0-0.

Pas ndeshjes, në një konferencë për shtyp, Ochoa u shpreh se e ka studiuar Lewandowskin në muajin e fundit, së bashku me trajnerin e portierëve, shkruan The Guardian.

“Ne kemi punuar për këtë dy javët e fundit, madje edhe muajin e fundit me trajnerin e portierëve. Është gjithmonë e vështirë kur shikon video të penalltive të Lewandowskit. Ti sheh më shumë se 50 penallti dhe kurrë nuk e di se cilin vend të zgjedhësh. Jam i lumtur që e kam mbrojtur penalltinë e tij dhe kam mbajtur portën e pastër”, theksoi ai.

Në grup me këto dy skuadra, janë edhe Argjentina e Arabia Saudite, ku ndeshja midis dy skuadrave përfundoi me rezultatin 1-2.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026