OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale
Rritja ekonomike globale pritet të pësojë një ngadalësim këtë vit, kryesisht si pasojë e politikave tregtare të administratës amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump, sipas raportit më të fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
Sipas BBC-së, OECD ka ulur parashikimin e saj për rritjen globale nga 3.1% në 2.9%, duke e cilësuar këtë si një nivel “modest”. Organizata ka fajësuar rritjen “të konsiderueshme” të barrierave tregtare dhe ka paralajmëruar për pasoja të ndjeshme ekonomike në shkallë globale.
“Ne po parashikojmë në thelb një ulje për pothuajse të gjithë,” tha Alvaro Pereira, ekonomisti kryesor i OECD-së. “Do të kemi shumë më pak rritje dhe krijim të vendeve të punës sesa kishim parashikuar më parë.”
Tarifat e vendosura nga SHBA ndaj një sërë vendesh kanë ndikuar në krijimin e pasigurive të mëdha për tregjet ndërkombëtare, si pasojë e qasjes së paparashikueshme të Trumpit në zbatimin e masave tregtare.
OECD uli gjithashtu parashikimin për rritjen ekonomike të SHBA-së për këtë vit, nga 2.2% në 1.6%, duke parashikuar një ngadalësim të mëtejshëm edhe për vitin 2026. Organizata paralajmëroi se SHBA-ja rrezikon rritje të inflacionit, ndonëse Trump ka premtuar në mënyrë të përsëritur gjatë fushatës së tij se do ta ulë atë.
Përballë raportit të OECD-së, Trump deklaroi në rrjetet sociale: “Për shkak të tarifave, ekonomia jonë po lulëzon!”. Por të dhënat më të fundit tregojnë një tjetër realitet: ekonomia amerikane u tkurr me 0.2% në tremujorin e parë të këtij viti – rënia e parë që nga viti 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara