Ofroi dorëheqjen, Macron i kërkon Attal-it të qëndrojë përkohësisht si kryeministër

8 Korrik 2024 | 12:52

Kryeministri i Francës, Gabriel Attal, dorëzoi dorëheqjen te Presidenti Emmanuel Macron, pas rezultatit të zgjedhjeve të ditës së djeshme.

Sipas mediave të huaja, Presidenti Macron, i ka kërkuar kryeministrit Attal, i cili vjen nga partia e tij, që të qëndrojë në detyrë deri në një moment të dytë.

Lajmin e bëri të ditur vetë zyra e Macron përmes një deklarate, ku thuhet se kjo po bëhej me qëllim që të sigurohej stabiliteti i vendit.

“Presidenti i ka kërkuar Gabriel Attal-it të mbetet kryeministër për momentin, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti i vendit”, tha zyra e Macron.

Attal kishte thënë më parë se do të ofronte dorëheqjen e tij, por shtoi se ishte i përgatitur të qëndronte në detyrë më gjatë si kujdestar, gjë që sipas tij, i takonte presidentit të vendoste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026