OKB kërkon të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë

16 Nëntor 2022 | 11:04

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu shqetësim për raportet për një sulm të dyshuar raketor në Poloni dhe bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë.

Guterres është “shumë i shqetësuar nga raportet për shpërthimin e raketave në territorin polak. Është absolutisht thelbësore të shmanget përshkallëzimi i luftës në Ukrainë”, tha zëvendësi i zëdhënësit të OKB-së, Farhan Haq, në një postim në Twitter.

Së paku dy persona u vranë të martën në sulmin e dyshuar me raketa në fshatin Përzevodov të Polonisë lindore, i cili ndodhet pak kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Duke folur në emër të Guterresit, Haq tha se sekretari i përgjithshëm i OKB-së shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe shpreson se do të kryhet një hetim i plotë i kësaj ngjarjeje.

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë tha se raketat që ranë në territorin e këtij vendi, janë të prodhimit rus.

Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026