OKB: Mbi 400 migrantë kanë vdekur në Mesdhe gjatë këtij viti

12 Prill 2023 | 14:06

Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Evropë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet.

Organizata Ndërkombëtare për Migracion ka regjistruar 441 vdekje në muajt janar-mars, për rrugën më vdekjeprurëse të migrimit në botë, ku është theksuar se numri i vdekje mundet të jetë më i madh sesa është dokumentuar. Sipas raportit, rreth gjysma e këtyre viktimave lidheshin me operacionet e ngadalta të shpëtimit të udhëhequra nga shtetet dhe ose nuk kishte fare mision shpëtimi.

Sipas Antonio Vitorino, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, është e patolerueshme që krizat humanitare në Mesdheun qendror të vazhdojnë.

“Unë shqetësohem për faktin se këto tragjedi janë bërë të zakonshme, pasi që nga vitit 2014 më shumë se 20.000 viktima janë raportuar në këtë rrugë. Shtetet duhet të veprojnë”, tha ai.

Në kërkim të një jete më të mirë në Evropë, mijëra migrantë, kryesisht nga Afrika, nisen kryesisht me varka të vogla në udhëtime të rrezikshme nga brigjet e Libisë dhe Egjiptit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kili, Republika Dominikane, El Salvadori, Meksika dhe Zvicra sapo kanë mbërritur në Venezuelë. Ekipet e shpëtimit po garojnë me kohën për...
11:28 | 26/06/2026

Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta

Policia e Parisit njoftoi të premten se u kërkoi organizatorëve të Marshimit të Krenarisë, i cili ishte planifikuar për të shtunën të anulohej për shkak...
11:23 | 26/06/2026

Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit

Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit, Naim Qassem, tha se Izraeli “nuk ka zgjidhje tjetër” përveçse të tërhiqet pa kushte nga territoret libaneze që ende kontrollon....
11:11 | 26/06/2026