OKB: Shumë palestinezë janë larguar nga spitali më i madh në Gazë

13 Nëntor 2023 | 13:33

Shumë palestinezë të zhvendosur, përfshirë edhe disa pacientë, janë larguar nga spitali më i madh në Gazë, që është i rrethuar nga forcat izraelite, tha një zyrtar i Kombeve të Bashkuara më 13 nëntor.

Afër 650 pacientë, 500 punëtorë shëndetësorë dhe 2.500 persona të zhvendosur vazhdojnë të jenë në ndërtesën e spitalit Shifa, tha Mohammed Zaqout, drejtor i spitaleve në Gazë. Kjo sinjalizon se një numër i madh i personave janë larguar gjatë fundjavës kur zyrtarët shëndetësorë në Gazë thanë se afër 1.500 pacientë, së bashku me 1.500 punëtorë shëndetësorë dhe 15.000 persona të zhvendosur ishin në Shifa.

Forcat izraelite dhe luftëtarët e Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë përfshirë në luftime të ashpra jashtë Shifas, dhe disa zyrtarë spitalorë kanë thënë se Shifa është nën rrethim, ndërkaq personat që gjenden brenda janë zënë në mes të zjarrit izraelit.

Izraeli ka thënë se ka ofruar korridor të sigurt për ata që duan të largohen.

Situata në Shifa u përkeqësua gjatë fundjavës, me mjekët që raportuan se gjeneratori i fundit i spitalit kishte mbetur pa karburant, duke çuar në vdekjen e disa pacientëve, përfshirë foshnjave të lindura para kohe.

Një zyrtar i OKB-së tha të hënën se shumica e të zhvendosurve janë larguar nga spitali dhe disa familje kanë marrë me vete familjarët e tyre të plagosur. Ai tha se pacientët që kanë mbetur nuk mund të largohen pasi për ta kërkohen procedura të posaçme për evakuim, sikurse autoambulanca me pajisjet e duhura që do t’i dërgonin ata në spitalet në Egjipt. Ky zyrtar foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar që të fliste me gazetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026