OKB: Talebanët arrestojnë tre gazetarë në Afganistan, akuzat ende të pa specifikuara
Misioni i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar të enjten se qeveria talebane e Afganistanit ka arrestuar të paktën tre gazetarë me akuza të pa specifikuara.
Mësohet se të arrestuarit janë kreu i Agjencisë së Lajmeve Paigard me seli në Kabul dhe dy anëtarë të stafit të kanalit të parë të lajmeve 24-orëshe të Afganistanit, thanë TOLOnews, media dhe grupe të të drejtave të njeriut.
Misioni i OKB-së, UNAMA, tha se u kërkoi autoriteteve të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe të sigurojnë që gazetarët të mund të bëjnë punën e tyre pa frikën e kërcënimeve, ngacmimeve ose hakmarrjes.
Sipas organizatës “Reporterë pa Kufij”, më shumë se 40% e mediave në Afganistan u mbyllën brenda tre muajve nga rikthimi i talebanëve në pushtet në gusht 2021, dhe grave u është ndaluar të ushtrojnë shumicën e roleve në gazetari.
Afganistani renditet ndër vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët. Ministria e Informacionit dhe Kulturës e talebanëve konfirmoi ndalimin e dy gazetarëve të TOLOnews, duke thënë se rastet e tyre ishin nën hetim, pa specifikuar akuzat.
TOLOnews i identifikoi ata si Imran Danish dhe Mansoor Niazi dhe tha se zyrtarët e sigurisë kishin thënë se do të kishte më shumë informacion mbi çështjet kundër tyre kur të përfundonin procedurat ligjore.
Ahmad Jawed Niazi i Agjencisë së Lajmeve Paigard u arrestua vonë të enjten e kaluar në zyrën e tij në Kabul nga forcat e inteligjencës talebane.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania