Olaf Scholz kandidati zyrtar i SPD për kancelar të Gjermanisë

25 Nëntor 2024 | 19:55

Olaf Scholz është nominuar zyrtarisht nga Partia Social-Demokrate, SPD, si kandidat për kancelar në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 23 shkurt. Emërimi i kancelarit në detyrë vjen pas një seri bisedimesh të tensionuara në radhët e vetë partisë së qendrës së majtë mbi atë se cili ishte personi i duhur për këtë detyrë.

Disa pjesëtarë të partisë u mblodhën në mbështetje të ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili gëzontë një konsensus më të lartë si zëvendësues i Scholz.

Të enjten, Pistorius tha se nuk ishte i gatshëm të garonte për kancelar, duke i hapur rrugën Scholz për të qenë i zgjedhuri kryesor i partisë.Këtë të hënë, komisioni ekzekutiv i SPD-së emëroi zyrtarisht Scholz, me Pistorius që ishte një nga 33 anëtarët e hershëm të partisë me të drejtë vote.

Sipas një sondazhi të bërë javën e kaluar nga transmetuesi televiziv ZDF, vetëm 37% e të intervistuarve mendonin se Scholz po bënte një punë të mirë si kancelar.

Ndërsa një sondazh tjetër tregonte se 78 për qind mendonin se Partia Social-Demokrate do të arrinte një rezultat më të mirë në zgjedhjet e shkurtit të ardhshëm me Pistorius si kandidat për kancelar.

Vetëm 11 për qind thoshin se partia do të arrinte fitore bindëse edhe nën drejtimin e Scholz.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026