Olsian Çela pro hartës së re gjyqësore, shkresa dërguar ministrit Manja

27 Qershor 2022 | 12:45

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela është shprehur pro hartës së e gjyqësore.

Euronews Albania siguron shkresën që Çela i ka nisur Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ku shprehet se vlerëson pozitivisht këtë riorganizim të ri.

“Në këtë vështrim sipas kushtetutës dhe ligjit përfshihet sistemi i prokurorisë me ndikim në riorganizimin e prokurorive pranë gjykatës së Shkallës së Parë dhe prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit me juridiksion të përgjithshëm sipas kompetencave të gjykatave, riorganizim të cilin e vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësimin e funksionalitetit, eficent në sistemin e prokurorive”, thuhet në shkresë.

Shkresa dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend.

KLP është institucioni i parafundit që do të japë mendimin në Ministrinë e Drejtësisë.

Më pas është Ministria e Financave që do të bëjë një përllogartije të shpenzimeve dhe kjo hartë pritet t’i kalojë qeverisë për miratim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026