‘One Battle After Another’ apo ‘Sinners’, Kush do të fitojë OSCAR 2026
Yjet e Hollivudit po përgatiten për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar të së dielës në mbrëmje, në një vit emocionues për garën e çmimeve, ku disa kategori janë shumë të ngushta për t’u përcaktuar.
Trilleri politik “One Battle After Another” është favoriti për të fituar çmimin për filmin më të mirë, por përballet me konkurrencë të fortë nga filmi horror “Sinners”, i cili ka një rekord prej 16 nominimesh.
Ylli irlandez Jessie Buckley konsiderohet si favoritja kryesore për të fituar çmimin për aktoren më të mirë për performancën e saj në filmin “Hamnet”.
Por garat e tjera të aktrimit janë më të ngushta, me yje të tillë si Michael B Jordan, Timothée Chalamet, Amy Madigan, Wunmi Mosaku dhe Sean Penn, të gjithë në garë.
Mund të ketë 10 filma të nominuar për filmin më të mirë, por gara për kategorinë kryesore është reduktuar në dy filma – trilleri politik “One Battle After Another” dhe horrori me vampirë “Sinners”.
“One Battle” është padyshim favoriti pas një sërë fitoresh të mëdha në ceremonitë pararendëse, dhe regjisori i tij Paul Thomas Anderson parashikohet gjerësisht se më në fund do të fitojë Oskarin e tij të parë për regji.
Por brenda Akademisë ka edhe një pasion të madh për filmin “Sinners”. Regjisori Ryan Coogler është gjerësisht i respektuar për atë që arriti të realizojë me filmin, i cili ka plot 16 nominime.
Fituesit votohen nga anëtarët e Akademisë më shumë se 11,000 profesionistë që punojnë në industrinë e filmit.
Çmimet kanë marrë nofkën “Oscar” falë një anekdote që daton që nga viti 1931
Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 15:34 Nis në Uashington raundi i pestë i bisedimeve Liban-Izrael
- 15:27 Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian
- 15:20 Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia