Operacion i SPAK në Tiranë, caktohet masë sigurie ndaj avokatit Besart Logu
Avokati Besart Logu është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” pas një operacioni të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas burimeve, oficerët po kryejnë kontrolle në zyrën e avokatit si dhe në ambiente të tjera të lidhura me të.
Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se avokati dyshohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, në kuadër të një hetimi të mëparshëm të nisur nga SPAK.
Hetim po kryhet nga prokurorja Doloreza Musabelliu ndërsa dyshohet se avokati Besart Logu ka marrë 8 mijë euro për të ndikuar te prokurorë dhe gjyqtarë në Tiranë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë për një person të akuzuar për mashtrim me TVSH-në.
Hetimi është ndjekur me metoda speciale, ndërsa paratë që do jepeshin janë regjistruar me numër serie.
Çështja fillimisht ishte regjistruar në Prokurorinë e Gjirokastrës, por më pas u transferua në atë të Tiranës.
Më pas kanë vijuar hetimet për të zbuluar te cili funksionar drejtësie do të ndërhynte avokati, ndërsa vijojnë hetimet nëse ka persona të tjerë që mund të akuzohen për këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë